"Veturat e stërvjetra të cilat kanë ngarkuar rrugët në çdo qosh të vendit, përpos tollovisë që krijojnë, bëjnë edhe një dëm më të madh. Nga shtëllungat e errëta që lënë si trajektore prapa tyre, ajri edhe ashtu i ndotur i Kosovës bëhet çdoherë e më shumë më i rrezikshëm për natyrën dhe qytetarët. Në vend llogaritet që janë rreth 350 mijë vetura, ku nga to më shumë dominojnë veturat e vjetra, të cilat krahasuar me ato të rejat, bëjnë lëshim më të madh të substancave kanceroze në ajër."

Express, G. (n.d.). InfoArkiva. Retrieved 2 22, 2012, from www.lajme.shqiperia.com: http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1046843250/titulli/Katalizatoret-e-ndotjes

  • Aucune étiquette